|
|
|
|
Informacione të reja rreth shpërthimit kozmik |
Shkencëtarët astronomë thonë se kanë në dorë pamjet e para që vërtetojnë teorinë e ngritur 25 vjet më pare sipas së cilës, menjëherë pas shpërthimit të madh kozmik, apo Big Bangut, universi u rrit me një shpejtësi të jashtëzakonëshme nga madhësia e një pike në përmasën që ekziston sot. Sipas shkencës, në fillim ndodhi shpërthimi dhe mbarë gjithësia lindi nga një pike e vetme. Kjo ndodhi 13 miliardë vjet më pare. Por çfarë ndodhi menjëherë pas shpërthimit? Kjo është pyetja rreth së cilës shkencëtarët kanë vite që debatojnë. Tani një sondë robot në hapësirë ka regjistruar gjurmët e nxehtësisë së çliruar nga shpërthimi i madh. |
|
pa pilot ... |
Një software shumë i sofistikuar do të udhëheqë helikopterët e të ardhmes. Qëndra e kërkimeve të teknologjive të reja Phantom Works, e kompanisë Boeing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prodhuar një helikopter në gjendje të fluturojë pa pilot.
Akoma në fazë eksperimentimi , makina e gjeneratës së re pas mbarimit të të gjitha testeve do të përdoret nga ana e ushtrisë amerikane.Sipas shumë zërave, A-160, emri i këtij helikopteri mund të kalojë në prodhim për 2 vjet. I gjatë rreth 10 metra, helikopteri robot ka një rotor me një diametër prej 11 metrash, do të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 260 kilometra në orë dhe do të ngrihet në një lartësi prej 9000 metrash |
teknologjike, të lajmëron në rast shiu ... |
Për serinë e “shpikjeve të kota”, nga amerika vjen ombrella e motit. Ky aksesor pak i çuditshëm që jo vetëm të mbron nga shiu , por është edhe në gjendje të lajmërojë në rastin para se të fillojë të bjerë shi. Para se të bjerë shi, thonë krijuesit e kësaj ombrelle , doreza elektronike fillon të ndriçojë me ngjyrë blu. Kur fillon të ndriçojë mjafton të hapësh ombrellën teknologjike për tu mbrojtur nga një shi i papritur. |
Tipet Psikologjike |
Veprat e vjetra përmbajnë plot psikologji subjektive, kurse ajo objektive mungonte. Dallimi i katër temperamenteve që datojnë nga shekulli antik, gati nuk është tipizim psikologjik, por vetëm komplekse psikofiziologjike. Psikologjia gnostike shtroi tri tipa që mund t’i përgjigjen funksioneve bazë psikologjike: mendimit, ndjenjës dhe ndijimit (doketizmi - thekson se Krishti kishte vetëm trup imagjinar dhe se i tërë ekzistimi i tij tokësor dhe vuajtjet ishin iluzion ). Tertuliani (i lindur rreth vitit 160 në Kartagjen ), angazhohej që femrave t’u mbulohej fytyra. Ai thoshte: “Credo quia absurdum est - besoj sepse është absurde”. Duke e pranuar fuqinë iracionale të bazës së tij psikike si fundament të qenies vetjake, Tertuliani u bë përfaqësues klasik i mendimit introvert. Nga ana tjetër Origjeni është përfaqësues klasik i tipit ekstravert. Tek ai gërshetohen sferat e filozofisë greke dhe gnosës nga njëra anë dhe botës ideale krishtere nga ana tjetër në mënyrë të qetë dhe harmonike. Që këtej edhe vetë kastrimi është shprehje adekuate e sakrifikimit në funksion të idealit të lartë. Krishtërimi kërkon shkatërrimin e plotë të lidhshmërisë ndijore, viktimizimin e funksionit që ka vlerë më të madhe, të së mirës dhe motivit më të çmueshëm dhe më të fortë. Kështu Tertuliani bën “sacrificium intellectus”, kurse Origeni “sacrificium phalli”. Sakrifica që bën Tertuliani dhe Eurigeni është drastike, pra tëpër e papëlqyshme për shijen tonë, por se kjo i është përgjigjur frymës së asaj kohe që ishte tejet e konkretizuar. |
|
Today, there have been 10 visitors (13 hits) on this page!
|
|
|
|