|
|
|
Të thinjur për bukuri |
Të thinjur e gjithsesi të pashëm e seksi. Sepse për disa meshkuj ngjyra e bardhë e flokëve është ajo që u shkon më tepër. Në kohë ose më parë, thinjat janë thjesht një bekim për ata që me ca thinja më shumë janë edhe më sharmantë
Dy situata paralele. Një femër sheh veten në pasqyrë. Tek rregullon flokët dallon një fije të bardhë shumë të dukshme. E sheh pastaj me vëmendje, filozofon për jetën, plakjen. E këput ose mundohet ta fshehë mes fijeve të tjera. Gjithsesi, kur del nga tualeti nuk është po ajo. Duhet të sforcohet për të qenë në humor.
Dikush tjetër kalon gishtat tërë krenari mes flokëve plot thinja, e i lëshon pasqyrës përballë shikime seksi pa fund, krejtësisht i kënaqur me pamjen e vet. Por kjo, nëse para se të shihej në pasqyrë ka hyrë në një derë me simbol këpucë mashkullore apo një figurë pa fustan. Dy situata paralele sepse vërtet nuk takohen kurrë në një pikë. Mund të kenë ama dhe një takim surprizues. Ai dhe ajo që shihen në korridor. Nuk është për t’u habitur që me një vështrim, një mashkull i thinjur seksi, t’i rikthejë humorin e prishur nga një thinjë. Të papranuarat tona, nuk i shqetësojnë gjithmonë ata.
vetëm të bardha |
Ndihesh e pasigurt për fustanin tënd të nusërisë? Nuk di ç’ngjyrë apo model të zgjedhësh? Para se të marrësh një vendim, lexo këshillat tona dhe bëj hapin e parë: hyr në atelie
“Më në fund do të martohem”... dhe menjëherë më pas të përfshin paniku. Jo vetëm sepse organizmi kërkon një përgatitje të jashtëzakonshme, por edhe sepse hapi i parë është pikërisht zgjedhja e fustanit. Dhe fillojnë të të vërshojnë në kokë njëmijë e një dyshime dhe pasiguri: të bardhë apo me ngjyrë? Si sirenë apo si balon? Të gjatë apo të shkurtër? Dhe lista mund të shkojë deri në infinit.
|
vere 2007 |
Objektivi: superdekor. Të paktën sa u përket byzylykëve, kjo tendencë e ardhur nga pasarelat verore përmbushet deri në një. Prandaj dhe ne ju këshillojmë që në ditët e nxehta duart t’i keni gjithmonë plot... me byzylykë
Mos i lini pulset e duarve të zhveshura. Madje ngarkojini sa më shumë. Sepse këtë verë aksesorët e dorës mbështeten sidomos në dekor. Më shumë kristale, sipërfaqe të arta, pluhura shkëlqyes dhe ngjyra brilante, që nuk mund të mos bien në sy. Byzylyku, ose byzylykët (sepse mund t’i mbushni duart me më shumë se një) është detaji i duhur për t’i dhënë look-ut efektin glamour. Vetëm kini kujdes të shmangni ngarkesën. Nëse përdorni një byzylyk me ngjyra të ndezura, mos e ekzagjeroni me unaza, vathë dhe rripa me ngjyra. |
Vera e të veshurave më keq |
Edhe nëse nuk i kishim ndër mend, ja ku na dalin përpara: atëherë kur look-u i tyre të shtie frikën. Të gjitha gabimet, e sidomos lajthitjet në stil të verës 2007, të disa nga femrave më të njohura. Dhe kur gabojnë edhe ato, ne të vdekshmet e thjeshta...!
Vishen me fustanka me lule, por nga ato shumë të shkurtrat dhe me supe të rrëzuara. Mbizotërojnë tutat e pambukut, kudo përveçse nëpër palestra. Zgjedhin aksesorët dimërorë për ngjyrat e ëmbla të verës. Apo çizme të rënda nën kanotieret e lehta në këmbët që po plasin nga i nxehti. Ndërsa veshje me prerje nga më të habitshmet mbyllen në mënyrën më të tmerrshme mbi trupat e shëndoshur të VIP-ave të keqkuptuar, të shëmtuar edhe më nga ca prerje flokësh të papara. |
Gjithçka rreth Modës |
1. Rifreskohuni në nivel të vogël kohë pas kohe.
Nuk jeni të sigurt cilit stil më tepër keni dëshirë ti përkitni? Provoni një bluzë komforde me farmerka ose pantollona të thjeshta. Mos lejoni veten të keni ndikim nga të tjerët.
2. Nëse mendoni se jeni të moshuar të veshni dicka (dhe nuk jeni Madona, Demi ose Sher ) atëherë me siguri jeni të moshuar për atë veshje. |
|
|
Today, there have been 17 visitors (24 hits) on this page!
|
|
|
|