Qazim - Islam
  Fillimi
  Lajme
  Big-Brother
  Islam
  Radio
  Filma
  Programe
  Lojra
  Shkarko
  SMS Falas
  Wallpers
  Live Show
  Poezi
  Chat
  Kërkoni ne Google-Shqip
  Top-Fest 5
  Histori
  Teknologji
  Moda
  Fjalë të urta
  Gazeta & Revista Shqip
  TV Shqip
  Horoskopi
  Univerzitete
  Receta Gatimi
  Contact
  Moti



Islami dhe mencurit e tij qe e ndruan boten      

Kafeja ,çekat edhe 3 haje te ndryshme ne dit jan vetem pjese mencurive te islamit qe e kan ndryshuar te gjithe jeten e te gjithe botes. Para se te hapet ekspozita me e re ,shkrimtari Paul Valley beri nje list prej 20 zbulimeve me te famshme te islamit.

1.Legjenda thot se Arabi Kalid qe i ka ruajtur dhent e tij ne regionin Kafa ne jug te Etiopise, ka verejtur se bagëtia (kafshet) prej se e kan ngrene frytet e nje peme te asaj bime u kan ndjehur me te gjalla. Njerzit e pare te cilet dokumentohet qe ka pire kafe jane muslimanet e Jemenit, te cileve kafeja ju ka ndihmuar qe te mos ti mer gjumi per ta falur namazine nates.Ne fundin e vitit 15, kafeja ka mbrij deri ne Mekka dhe Turqi. Ne vitin 1645 me eksportin e kafejes ne Veneci,eshte prezentuar spari her ne Evope. Fjala Arabe qahwa ( turqisht kahve) edhe italisht caffe , anglisht coffee.

 

2.Grekë antikë kan menduar se syt e njeriut leshojn reze, diqka si llaser,dhe ne ate menyre ne mund te shohim. Ne shekullin 10,matematikanti musliman Ibn al Haitham - ka zbuluar se drita hyn ne syt e tane dhe nuk del.
Ai e ka zbuluar foto aparatin ( kameren ) pa leqe , prej nga se ka verejtur se drita hyn ne syt nepermjet kapaket e mbyllur. Aq sa e vogel ka qen vrima e vogel aq fotogravija me e mir,mbas disa mundimeve aje ka zbuluar Camera Oscura ( od arapskiot zbor qamera - qe do te thot i perhime(terr) ose dhoma private) .Al-Haitham esht i lavderuar tejkalimi i fizikes nga filozofija ne aktivitet eksperimental.

3.Beta verzioni i SHAH-it eshte krijuar ne Indi , qe ka mbrij ne Persine vjeter,ku muslimanet e kan persosur.Prej atje Mavrët ne shekullin e 10 nepermjet Shpanjës e zgjerojn lojen ne Evropen perendimore gjithashtu shperndahet edhe ne perendim deri ne Japoni.

4.Njemij vjet para vellezerve Rajt, poeti musliman, astronom, muzikant dhe inzhinier Abas ibn Firnas, ka patur nje tentim per te zbuluar nje maqin per fluturim. Ne 852- aj e ka patur proven e pare duke kercuer ne xhamin e madhe te Kordobes me nje mjet e perbere prej nje materijal i mbeshtjellur me disa drunj te gjat. Ai ka besuar se mund te fluturoj si zog por ajo nuk ju ka plotsuar. Per fat qe materijali (pelhura )ja ka ngadalsuar rezimin edhe aj ka perjetuar. Mbas disa viteve ne 875 , ne 70 vjet aie ka pasur tentimin e fundit por tash me maqin me te persosur e perber prej svilles edhe pendla te shqipnjes.
Kete her ,ai fluturon nga nje mal ,edhe arin me sukses te qendron ne ajr 10 minuta, edhe leshohet ne tok. Per at shkak te ketij zbulimtari aeroporti i Bagdatit edhe nje krater ne hen e mbajn emrin e ketij dijetari.

5.Larja dhe te lajturit jane te domozdoshme per muslimanet,me kalimin e kohes eshte persosur edhe perpunimi i sapunit. Edhe pse egipjanet kane pasi nje lloj sapuni, edhe Romaket qe sapunin e kan perdorur si pomade , Arabet jane ata qe e kan zbuluar sapunin e pare te sotem.
Ata jane njerzit e pare qe i kan kombinuar vajrat biologjike,natriumin edhe hidroksidet edhe vajerat me erre te mir. Per Arabet nje nga karakteristikat me te njohura qe i kan njohur nga Kruqezuesit ,ka qene erra e keqe e tyre. Pervec sapunit, ata jane zbulimtar edhe te shamponit qe se pari her e kan eksportuar ne Evrop ne vitin 1795 nga tregar musliman.

6.Procesi i ndarjes nga gazrat prej pikes se vluarjes eshte e zbuluar ne 800 nga nje dijetar musliman Xhabir Ibn Hajan. Ai esht pergjegjes i transformimit nga alkimija ne kimi.Zbulues i shum proceseve edhe maqina qe perdoren edhe diten e sotme: kristalizimi,destilizimi,purifikicizmi,oksidimi,fi ltrimi etj.
Ai e ka zbulua edhe kiselinen e azotit edhe sulfurit. Xhabiri esht inventor edhe destilator qe botes i jep parfumet e para edhe pijet alkoholike ( edhe pse ka qen e ndaluar ) .Si babe i kimijes moderne u ka stervitur sistemeve eksperimentale.

7.Gjunji sjelles -mjet qe e ka gjuajtur sjelljen e levizjes ne linje, esht pjesa qendrore me numer te madh nga maqinerija moderne e botes.Zbuluesit e ketij zbulimit nga inzhinieri musliman al Xhazari, esht pjes e sistemit arab per ujitje. Libri i tij qe u botua 1206 Book of Knowledge of Ingenious Mechanical Device tregon se aj e ka zbuluar edhe persosur ventilat e automobilit edhe klipave,edhe esht shitur robotikes. Megjithate prej 50 zbulimeve te tij gjindet edhe brava me shifra.

8.Izolimi, menura e qepjes kur dy pjese te pelhures qe qepen nepermjet izolimit te materijalit.Ende nuk eshte vertetuar se a esth e zbuluar ne boten islame,apo e pruar nga Kina por thuhet se kryqezuesit e kan vjedhe nga zanatet e muslimaneve.Ata spari her e kan pare ket tek luftaret Saracek,te cilit ne vend te mbuleses kan mbajtur kemisha te mbushura me kashte. Zbulimi menjeher esht derguar ne Evrop per te prodhuar tesha me te ngrohta per njerezit.

9.Arhitektura muslimane esht e vjedhur prej evropes per ndertesat e medha te katedralav.Ata kan qen me te forta se muret e Romakeve,qe kan mund te ndertojn ndertesa me te larta, me te medha.Vete pallatet e evropes jane adaptuar nga pallatet e islamit,tehnikat e gjuajtjes me hark,muret mbrojtes ,kullat e rojes, ruget per gjuajte etj.

10.Numri i madh i instrumenteve hirurgjike e kan dezajnin e njejt prej atyre qe jane zbuluar ne shekullin e 10-te nga hirurgi musliman al-Zahravi. Skalperet e tij, shara per kocit,kleshtat e medicines edhe 200 zbulime tjera qe jan te njohura ne te gjith hurirgit e sodit. Ai esht i pari qe e ka zbuluar qe zorret e kafeshve pas pak kohe prishen,pershkak se kane mundur te perdoren per qepje e operimit te nje pacienti. Me ndihmen e zorreve te tij aj i ka zbuluar edhe kapsulat e pare per pirje. Tjeter doktor musliman ibn-Harvi. Doktoret musliman i kan zbuluar edhe anestasionet e para ( prej opiumit edhe alkoholit ) edhe qilperat qe i kan perdorur per te sheruar katarakten qe perdoren edhe sot ne ket dit.

11.Mullinjte e pare jane te zbuluar spari her ne 634- nga kalifi persijan qe i ka perdorur per blure grurin edhe ujitje Te gjitha keto kane ndothur 500 vjet para se evropa ta shef mullirin e pare qe blun nepermjet eres.

12.Inekcijonet ( vakcinat ) jan edhe nje zbulim tjeter islam per shendetsi.Ata ne Evrop kan mberij ne 1724 nepermjet nje gruaje ambasadore ne Istanbul,Pothuajse 50 vite para se perendimi te flet per mbrojten,femijet ne Turqi kan pranuar inekcijone per fruth.

13.Stilografi me ngjyr esht i zbuluar gjithastu ne 953 me kerkesen e sultanit te Egjiptit ,qe ka deshur stilograf qe nuk do te leshoj ngjyr ti perlyen teshat.Njejt ne diten e sodme stilogrrafet kan nje rezerv ngjyre qe stilografi e leshon ne majen e tij.

14.Sistemin numerik qe perdoret ne bot me siguri e ka prejardhjen nga indija, por stili i numerimit sigurisht esht nga arabet. Spari her eshte shkruar 825 libri i par nga matematikantet muslima al-Kvarizmi edhe al-Kindi,a emrin algjebra esht i marur nga libri i Al-Kvarizmi , Al-Jabrwa-al-Maquabilah.
Punimet e dijetareve musliman mbas 300 viteve ka mberij ne Evrop nga matematikanti italijan Finonaci, Muslimanet jan fajtor per algoritmat edhe trigonometrat.

15.Ali ibn Nafi -nje nga hedonistet musliman , ne shekullin e 9-te nga Iraku ne Kordobe e dergon konceptin e ngrenjes 3 here ne dit, supe , peshk edhe mish, edhe ne fund fryte ose arra etj. Ai i ka zbuluar edhe gotat kristale te qelgjit.

16.Qilimet kan pershkruar pjese te xhenetit.Prej aritjes se qilimit te persis edhe qilimet arabe , patozet e evropes kane qen te shtruar me gur ose me drunj.Tregtaret arab kan shkrar cena te keqija per shtepit e evropes. Pothuajse te gjith shtepit kan patoze te shtrembur. Pas 20 viteve urinat nga shtepiaket edhe qent e tyre,vjelljet edhe hajet e derdhura, toka ne disa vende ka filluar te bjen, nepermjet gjith shtepit ka gropa.

17.Chekat-Vijn nga fjala arabe Saqq , e shkruar per betimin e pageses per mallerat derisa te porositet malli. Kjo do te thot nje menyr te ikurit nga te mbajturit parat me vete ne teritore te josigurt.Ne shekullin e 9-te biznismenet musliman kan mund pa problem ne bank ne Kine te mer te hollat nga chekat nga banka e Bagdatit.

18.Deri ne shekullin 9-te per nje numer te madh te dijetarve musliman kan besuar se Toka sillet reth dijellit.Per kete ka folur astronomi musliman Ibn Hazim qe ka thane se Dijelli eshte nonstop ne pozit vertikale ne pik te caktuar te tokes. Kjo ka ndodhur 500 vjet para Galileos ti bjen ndermend kjo ide.Dijetaret Musliman kan qen aq preciz ,qe ata ne shekullin e 9-te kan than se perfaqesija e tokes esht 40.253.4 km, per 200km se kan goditur.

19.Edhe pse kinezet e kan zbuluar barutin.Arabet jane ata qe te paret duke perdorur kalium nitratin e kan pastruar barutin edhe me von e kan venduar ne perdorim te ushtris. Kruqezuesit kan qene te friguar nga mjetet zjareprures te muslimaneve. Deri ne shekullin 15 ata e kan zbuluar edhe raketen,qe e kan quajtur vetelevizese-zjareprurese-veze ,gjithastu edhe torpedot qe shum mir kan ditur ta perdorin ne lufterat e detit.

20 Ne Evrope shum ralle ka pasur kuzhina edhe kopshte me peme , bime, por Arabet jan ata qe i kan promovuar kopshtet si vende per pushim edhe meditim. Te paret kopshte me lule ne evrope jan hapur ne shekullin e 11-te ne Shpanjen islame ka patur edhe karanfl edhe lule tjera.


__________________________________________________________________________
Mrekullia e Kur'anit dhe matematika PDF Printoni E-mail

Tariq Al Swaidan ka zbuluar disa ajete (versete) në Kur’anin e madhërishëm se një gjë është e barabartë me tjetrën p. sh. burrat janë të barabartë me gratë. Edhepse kjo ka kuptim vetëm gramatikor, një e dhënë mahnitëse e fjalës burrë në Kur’an është e përmendur 24 herë, dhe se 24 herë është përmendur fjala grua, kështuqë jo vetëm që kjo frazë është e drejtë nga kuptimi gramatikor, por është edhe një e vërtetë matematikore. P. sh. 24 = 24.


Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur’anin, ku thuhet se një gjë është e njejtë me tjetrën. Shiko më poshtë rezultatet mahnitëse të fjalëve të përmendura dhe numrin se sa herë është përmedur në Kur‘an në gjuhën arabe.

Dunja (njëri prej emrave për jetë )- 115 herë dhe fjala ahiret (jeta e amshueshme)- 115 herë

Melaike (Engjujt)- 88 herë, shejtani (Satani-)- 88 herë

Jetë- 145 herë, vdekje- 145 herë.

Dobi- 50 herë, korrupcion- 50 herë.

Njerëz- 50, të dërguar- 50 herë.

Iblisi -(mbreti, kryepari i shejtanëve) 11 herë, kërkimi i mbrojtjes prej Iblisit- 11 herë.

Musibah (fatkeqësi, kijamet)- 75 herë, falënderim- 75 herë

Lëmoshë (sadaka)- 73 herë, kënaqësi 73- herë.

Njerëzit që nuk janë të udhëzuar- 17 herë, njerëzit e vdekur- 17 herë

Muslimanë- 41 herë, Xhihad- 41 herë

Ari (dukati)- 8 herë, jetë e lehtë 8 herë

Magji- 60 herë, fitne (ç’ orientim, mashtrim)

Zekat (tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit)- 32, berekat (rritja e bagatisë)- 32 herë

Mendja- 49 herë, nuri (ndriçimi, drita)- 49 herë.

Gjuha- 25 herë, predikim- 25 herë.
Dëshirë- 8 herë, frikë- 8 herë.

Fjalimi publik- 18 herë, publikimi, reklamimi- 18 herë

Vështirësi- 114 herë, durim- 114 herë.

Muhammed- 4 herë, sheriati (mësimet e Muhammedit s. a. v. s)- 4 herë.

Burrë- 24 herë, grua- 24 herë.

Dhe… mahnitëse, a?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëshënuara:

Salat (falje, namaz)- 5 herë,

Muaj- 12 herë,

Ditë- 365 herë,

Deti- 32 herë, toka- 13 herë

Deti+ toka= 32+ 13= 45

Deti= 32/ 45* 100= 71.11111111%
Tokë= 13/ 45* 100= 28. 88888889%

Deti+ Toka= 100. 00%

Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji e mbulon 71. 111 % të tokës dhe se toka mbetet 28. 889%.


__________________________________________________________________

Teoria e Ajnshtajnit dhe Kurani PDF Printoni E-mail

Sikurse edhe për shumë gjëra të tjera në Kuranin famëlartë flitet edhe për hapësirën dhe kohën. Në ajetet e mëposhtme thuhet:

“Atje ngjiten engjëjt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” (Mearixh, 4)

“Ai i kordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në Ditën e cila sipas llogaritjes tuaj zgjat një mijë vjet.” (Sexhde, 5)

Natyrshëm lindin pyetjet:

Pse është shkurtuar koha?

Pse vlerësimi i shkurtimit të kohës dallohet në dy ajetet e lartëpërmendura?

Në ajetin e parë kuranor dita përmendet se është e gjatë pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa në ajetin e dytë një mijë vjet, edhe pse Kurani në dy ajetet e lartëpërmendura e potencon “lëvizjen”, konkretisht të “ngjiturit”?

Përgjigje më të mirë në këtë pyetje, në frymën e komentimit shkencor të Kuranit, jep drejtori i katedrës së Shkencave Natyrore pranë Fakultetit të Femrave të Universitetit “Ein Shems” në Kajro, ai është Dr. Mensur Muhammed Hasib Nebij.

Dr. Mensuri thotë: “Allahu e di më së miri, por përgjigjen e drejtpërdrejtë dhe bindëse në lidhje me këtë çështje, përkatësisht problematike, duhet ta kërkojmë në parimet themelore të “teorisë së relativitetit” të Ajnshtajnit, ndoshta atëherë do ta kuptojmë elokuencën shkencore të Kuranit, ku do të vërejmë se gjendemi para përsosshmërisë së madhe… me të cilën polemizojnë ata individë që veten e konsiderojnë të “mëdhenj” e që në të vërtetë s’janë asgjë tjetër përveç se kokëfortë, të pandjeshëm, të verbër dhe të pavetëdijshëm.”

Më tej Dr. Mensuri vazhdon: “Ajnshtajni e anuloi hapësirën dhe kohën në “teorinë e tij të njohur të relativitetit”, në vitin 1905 kur tha: “Nuk mundemi të bëjmë fjalë për kohën dhe të lëmë pasdore hapësirën, gjithashtu nuk mundemi të bëjmë fjalë për hapësirën e të mos e marrim në konsiderim kohën. Duke marë parasysh se gjithçka lëviz, ndërsa ajo gjithçka duhet ta ketë kohën e vet… e meqë gjithçka lëviz shpejt, koha e tij e lëvizjes do të pakësohet në raport me kohën e lëvizjeve të tjera dhe do të jetë më e ngadalshme se sa e tyre.”

Këtë shkurtim të kohës ne nuk e kuptojmë… Shtrohet pyetja: Pse? Sepse lëvizja jonë në tokë është e pamjaftueshme në raport me shpejtësinë lëvizëse, shpejtësia e së cilës është 300.000 kilometra në sekondë, përkatësisht 186.000 milje në sekondë, që në të njejtën kohë është edhe absolutisht shpejtësia më e madhe. Sa për ilustrim, trupthat atomik lindin dhe zhduken dhe pas një kohe të caktuar “jeta” u zgjatet, duke marrë parasysh shkurtimin e kohës, kuptohet nëse lëvizin me shpejtësinë e dritës…

Për shembull, le të paramendojmë një raketë e cila lëviz me shpejtësi 10 nga shpejtësia e dritës në drejtim të planetit i cili është larg nesh 20 vite të dritës, domethënë në largësi prej 120 miliard miljesh dhe nëse kjo raketë arrin të kalon një distancë kohore prej 25 vitesh sipas kalendarit tonë të të llogariturit, atëherë kjo kohë e njëjtë shkurtohet në 15 vjet në raport me kozmonautët që gjenden brenda në raketë!!!

Kjo, gjithnjë sipas “teorisë së relativitetit” të Ajnshtajnit, që do të thotë se prindërit që gjenden brenda në raketë mund t’i paramendojmë se pas kthimit nga udhëtimi astronautik janë bërë më të rinj se sa fëmijët e tyre, të cilët i kanë lënë në Tokë, pasi 30 vitet e zgjatjes së udhëtimit të tyre të nisjes dhe kthimit nga hapësira, i përgjigjen kohës prej 50 vitesh të jetuara në Tokë…

Sipas kësaj “teorie”, rruga e cila zgjat me mijëra vite sipas llogaritjes tokësore të kohës, mundet të zgjasë vetëm një ditë në raport me ekuipazhin në raketë, kuptohet nëse shpejtësia e lëvizjes i afrohet shpejtësisë së dritës.

Me të drejtë shtrohet pyetja: Vallë si mund ta kuptojmë shkurtimin e tillë të kohës në raport me ata anëtarë të ekuipazhit, të cilët udhëtojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme? A mund të besojmë se mund t’i vizitojmë edhe pikat e fundit dhe më të largëta të kozmosit dhe të kthehemi në sipërfaqen e Tokës para se të përfundojë jeta jonë? Gjithashtu kur do të kthehemi do ta gjejmë gjeneratën e dytë dhe ndryshime të shumta në Tokë, ndryshime këto që na bëjnë me dije dhe na tregojnë se kanë kaluar mijëra vjet në raport me banorët e Tokës të cilët nuk kanë udhëtuar…?

E gjithë kjo do të ndodhte me kusht që udhëtimi të zhvillohet me shpejtësi e cila është e përafërt me shpejtësinë e dritës, pa marë parasysh pamundësinë e realizimit të një udhëtimi të tillë, pasi raketa e cila do të udhëtonte me këtë shpejtësi do të duhej të harxhonte lëndë djegëse (karburante) as më shumë e as më pak se dhjetë mijë herë më tepër se sa mbarë harxhimi i lëndëve djegëse për një vit në tërë rruzullin tokësor! E pamundshme apo jo!?

Ky është problemi i shkurtimit të kohës në rast të shpejtësive të mëdha, të cilat i afrohen shpejtësisë së dritës të cilën e vë në dukje Ajnshtajni.

Me të drejtë vetvetiu shtrohet një tjetër pyetje: A vërehet në mënyrë të dukshme përsosshmëria shkencore e shkurtimit të kohës e përmendur në Kuranin Fisnik në dy ajetet e lartëshënuara të sures Mearixh dhe Sexhde?

Disa pohojnë se ekziston kundërthënie, përkatësisht kontradiktë në përmbajtjen e këtyre dy ajeteve kuranore, duke marrë parasysh dallimin e shkurtimit të kohës në të dy udhëtimet…”

Dr. Mensuri vazhdon: “Mirëpo, kjo nuk është kontradiktë, por përkundrazi, përsosshmëri shkencore. Sipas “teorisë së relativitetit”, koha shkurtohet duke u varur në shpejtësinë e shtuar. Sipas kësaj, ngjitja e enjëjve dhe Xhibrilit (alejhi selam) do të ndodhë në një ditë e cila është e barabartë me kohën prej pesëdhjetë mijë vitesh” dhe që njëkohësisht jep kufizim (ngushtim) më të madh kohor, përkatësisht shpejtësia e “të ngjiturit” është më e madhe…, por “të ngjiturit” në ajetin tjetër do të përfundojë “në një ditë” e cila është e barabartë me “një mijë vjet”, që do të thotë një kufizim (ngushtim) më të shkurtër kohor.

Mirëpo këtu nuk ka kontradiktë, përkundrazi, e gjithë kjo është plotësisht e kuptueshme, pasi të gjithë ne e dimë se engjëjt dhe Xhibrili (alejhis-selam) janë krijesa drite, të cilat ngjiten më shpejtë se krijesat tjera për të cilat bëhet fjalë në ajetin tjetër.

Shtrohet pyetja: A e ka lexuar Albert Ajnshtajni Kuranin para shpalljes së “teorisë së relativitetit?” apo Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për të cilin biografët pohojnë dhe vërtetojnë besueshëm se nuk dinte shkrim-lexim. e ka njohur “teorinë e relatitivitetit” para se të shpallej kjo “teori” një mijë e treqind vjet pas vdekjes së tij?!!

Kjo vlen sa për informim për ata të cilët me padije dhe me kokëfortësi pohojnë se gjoja Kurani është vepër njerëzore…”

“Përsosshmëria shkencore”, - vazhdon më tej Dr. Mensuri, nuk përfundon vetëm me shkurtimin e kohës. Folja “je’aruxhu”, e përmendur në dy ajetet e sipërpërmendura të Kuranit, në apektin gjuhësor do të thotë: “Ngjitje shtegut të shtrembërt” e jo vijës së drejtë. “Shtegu i shtrembërt” është parimi themelor i “teorisë së relativitetit”, bashkim për të gjitha lëvizjet e materieve dhe forcave në vasionë (hapësirë), “teori” të cilën Ajnshtajni e elaboroi në vitin 1916 për ta shpjeguar barazpeshën (ekuilibrin). Pohimin e tij e plotësoi me pjerjen e dritës së planetit në kozmos dhe matjen e shtigjeve të shtrembërta.

Albert Ajnshtajni thotë: “I tërë kozmosi shtrihet në sipërfaqe, e cila është në trajtë të sferës së mbushur si balonë, i mbyllur në vetvete, që do të thotë se kozmosi nuk është brenda balonës, por me trupat e vet e formon sipërfaqen e balonës. Kështu që, për rrjedhojë, lëvizja e materieve në kozmos është pjertazi e jo drejtë.

Lidhur me këtë pohim të Ajnshtajnit, Dr. Mensuri thotë: “Këtë më së miri e shpjegon folja “je’aruxhu” që është përdorur në ajetet e sipërpërmendura, e jo ndonjë shprehje tjetër, për shpjegimin e udhëtimeve vasionike, që shpie tamam në precizitetin shkencor, sikur që përdoret edhe në ajetet kuranore vijuese:

“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësisë).” (Hixhr, 14)

“E di se çka futet në Tokë dhe çka del prej saj dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell…” (Sebe’ë: 2)

Është thënë se kozmosi ngjan sikurse një balonë. Ajnshtajni llogariti se gjysma e kozmosit është e barabartë me 35 bilion vite të dritës. Largësia e trupave të kozmosit njëri nga tjetri është vërtetuar dhe shkencërisht është argumentuar. Në lidhje me këtë tregon edhe ajeti kuranor vijues:

“Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër.” (Dharijatë, 47)

Kjo do të thotë që Allahu i Madhëruar qiellin, respektivisht kozmosin, e ndërtoi (ngriti) me Fuqinë e Përsosshmërisë së Vet qysh në periudhën parahistorike, në gjërësi shumë të madhe; si dhe zgjerimin e qiellit, që është dukuri konstante, në përputhshmëri me zgjerimin e kozmosit, gjë që edhe kjo shkencërisht është vërtetuar, të cilën e vërtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes që filloi në vitin 1929 e që vazhdon deri në ditët e sotme…

Pasi që Krijuesi, sipas Cilësive të Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai është i Vetmi që nuk ka kufij, Ai është i Vetmi që është mbi hapësirën dhe kohën, siç na tregon ajeti kuranor vijues:

“Ai është i pari dhe i fundit, i Dukshmi dhe i padukshmi. Ai është i Gjithdijshëm për çdo send!” (Hadid, 3) dhe “…e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë…” (Bekare, 255)

“Sipas kësaj, - vazhdon Dr. Mensuri, Allahu i Madhëruar është Krijuesi i përhershëm. Ekzistenca e krijesave është e kufizuar me kohën, ndërsa ekzistimi i Krijuesit është i përhershëm për çdo kohë. Ai nuk ka të kaluar, të sotme dhe të ardhme. Ai, i Madhëruar qoftë, është përherë i Përhershmi…

Allahu i Madhëruar krijesave të veta ua ka dhënë kohën, kurse Ai Vetë është mbi rrjedhat e kohës. Gjithçka që Atij i është e njohur, vetmë ka ndodhur. Argument për këtë është se Allahu i Madhëruar i përshkruan ngjarjet e Ditës së Gjykimit me foljen e kohës së shkuar, edhe pse ajo (Dita e Gjykimit) ka të bëjë me të ardhmen…

“Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (Kiameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij!...” (Nahl, 1)

“… dhe do t’i fryhet (vërejtje: folja në të ardhmen) surit dhe të gjithë do t’i tubojmë.” (vërejtje: folja gjithashtu në të ardhmen) (Kehf, 99)

Allahu i Madhëruar nuk është i kufizuar me kohën dhe hapësirën. Ai është prezent (gjendet) në Tokë dhe qiej. Musa (alejhi selam) bisedoi me Allahun e Madhëruar në tokë (kodrinën Turi-Sina), ndërsa vulës së Pejgamberëve, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në natën e Israsë dhe Miraxhit, ia zbuloi dhe tregoi shenjat e Tij më të mëdha në mbretërinë qiellore (Fronin e Tij, Arshin), ku koha dhe hapësira gjithashtu ishin të anuluara.”

Në fund, Dr. Mensuri thotë: “Allahu i Madhëruar, deri diku, edhe neve na ka dhënë aftësi që të lirohemi nga nocionet kohë dhe hapësirë me anë të imagjinatës, ëndërrave etj. Me anë të imagjinatës, imagjinon vitet e shkuara sikur të mos kishin kaluar fare. Kurse nëpërmjet ëndërrave thyhet bariera e kohës dhe hapësirës, pasi kjo forcë (pra, thyerja e nocionit kohë dhe hapësirë, shën. i përkth.) është shenjë e shpirtit të njeriut dhe dëshmi se shpirti është i pavdekshëm, i përjetshëm.

Today, there have been 2 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free