|
|
|
Adem Jashari |
Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. |
Frashëri - Poet i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare |
Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25 maj 1846 në Frashër, ku bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri. |
Shqiptare |
Shumë kohë më parë se Perëndia të na hidhte në kufijtë e Shqipërisë, ne i kemi parë shqiptarët, dhe kemi thënë: Ja, njerëz me të vërtetë të mirë. Mendimi i mirë që ishte ngjizur ndër ne, u forcua më tej nga marrëdhëniet që patëm me Bib Dodën, princ i Mirditës.Dhe, që atëherë lindi ideja për të studiuar nën dritën e historisë, një popull që nxirrte para nesh njerëz kaq të mirë, shfaqte kaq madhështi, dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, të paktën aq sa ne njihnim, nuk e ka shkruar historinë e saj. Ndoshta, për këtë arsye, na u desh të shënonim vetë me durim faktet në lidhje me Shqipërinë, të cilat i gjejmë të shpërndara ndër historianë dhe dokumente të huaj. |
Shpallja e Pavatesise Se Shqiperise Shqiptare |
Në këto çaste të vështira për popullin Shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga coptimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Prej ku me 25 tetor i përcjellë nga 20 atëdhetarë arriti në Vjenë, ku u takua me diplomatë të jashtëm si kontin Berhtold dhe me ambasadorët e Anglisë dhe të Italisë. Nga Vjena, Ismail Qemali u kthye përsëri në Bukuresht, ku më 5 nëntor u mbajt një mbledhje e rëndësishme në hotelin “Kontinental”. Këtu u muarr vendim i rrëndësishëm politik, për emrimin e një “ Komiteti drejtonjës ”, nga vetë shqiptarët për të udhëhequr vetë me politikën e Shqipërisë. Ismail Qemali pasi mori përkrahjen e plotë të Kolonisë Shqiptare në Bukuresht, me katër shokë u nis përsëri për Vjenë, ku arriti më 6 nëntor 1912. Në këto çaste të vështira të popullit shqiptar, më në fund “ diplomacia shqiptare ”, falë Ismail Qemalit, arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha, që të përfitonte simpati për rregullimin e ardhshëm të Shqipërisë. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Pas kësaj garancie që mori Ismail Qemali, më 9 nëntor ai nga Vjena në Vlorë dërgoi një telegram me këtë përmbajtje: “ E ardhmja e Shqipërisë është siguruar, telegrafoni kudo që të kenë besim të plotë për fatin e atëdheut …"
|
Dr Ibrahim Rugova |
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. |
|
Today, there have been 7 visitors (8 hits) on this page!
|
|
|
|