Qazim - Receta Gatimi
  Fillimi
  Lajme
  Big-Brother
  Islam
  Radio
  Filma
  Programe
  Lojra
  Shkarko
  SMS Falas
  Wallpers
  Live Show
  Poezi
  Chat
  Kërkoni ne Google-Shqip
  Top-Fest 5
  Histori
  Teknologji
  Moda
  Fjalë të urta
  Gazeta & Revista Shqip
  TV Shqip
  Horoskopi
  Univerzitete
  Receta Gatimi
  Contact
  Moti

Buke thekre


(123 shikime)   




30 gr.maja birre kfasac
1 luge me sheqer
3 l. uje i vaket
450 gr miell thekre
250 gr miell i bardhe
1 luge me fara koperi
2 luge kripe
2 luge vaj ulliri ose vaj


Hidhni ne nje pjate dy tipet e miellit dhe farat e koperit , perziejini me kujdes dhe hidhni kripe ,shtoni majane ,vajin dhe perzijini mire dhe lejini te vij apo te bymejet posate mbaroj ardhja e pare e brumit kthejeni mbrapsht brumin mbi tavolinen e ebere me miell dhe punojeni apo ngjesheni per 1 deri ne 2 min. Ndajeni ne 4-6 pjese ,ne forme te rrumbullaket .Lereni te vijne per rreth 1 ore .
Piqeni ne furre ne temp. 200 grade per rreth 30 min .

Burani


(423 shikime)   




Për 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salce 1 lugë gjelle, krypë, piper, kopër.

 

Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë të vluar me krypë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm, pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të gjitha së bashku ziejnë dhe 10 minuta derisa orizi të jetë gati. Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.


Pulë me arra


(155 shikime)   




Për 4 vetë

Duhen:

- pulë 500-600 g
- gjalpë 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokërr
- uthull 2 lugë gjelle
- miell 1 lugë gjelle
- kripë, piper

Gatimi:

Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati. Në një tenxhere me gjalpë kaverdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturë.


Patate me arra


(194 shikime)   




Nevojiten: 5 patate të mëdha, 1 qepë e grirë, 1 luge arra të bluara, kripë, piper dlie 1 gotë qumësht (më pak ose me shumë).

 

Qëroni patatet dhe preni në rrathe sa më të hollë. Renditni me radhë në tepsi te lyer me yndyre dhe siper u qitni qepët e grira imë, arrat e bluara dhe piper e kripë. Ulini me qumësht dhe futni ne furrë t ë nxehtë, në temperature 180 gradë celzius ku duhet t'i lini të piqen rreth 1 orë.


Paçe


(446 shikime)   




Nevojiten: 10 petë bakllavaje të gatuara në shtëpi ose të blera, 1/2 kg mish viçi ose qengji, 5 ve, 4 luqë miell, 1 gotë kos ose ajkë e thartë, 2-3 thelpinj hudhre, yndyrë (gjalpël, krypë, piper.

 


Në nje tepsi radhiten petët, duke e spërkatur çdonjërën me yndyrë, futen në furrë e piqen derisa të skuqen. Ndërkohë, në fëltere me pak yndyrë. fërgohet mjelli (mejanja), por duke pasur kujdes që të mos skuqet shumë. Mejanja pervëlohet me një përzierje të lëngut të mishit, kosit, veve dhe hudhrave të shtypura, dhe i qitet kripa dhe piperi. Gjatë kësaj kohe duhet të jetë zier mishi me pak ujë dhe kripe. Lihet pak të ftohet e pastaj grimcohet në copa të imëta, qitet në yndyrë të skuqur (gjalpë), pëzihet dhe spërkatet me pak piper të kuq, Petët e pjekura përvëlohen me lëngun e mishit, mbi to qitet mejanja e fërguar dhe e trashur e sipër saj qiten copat e grimcuara të mishit. Rrafshohen mirë e pastaj priten në copa dhe servohen.


Zemra Portokalli


(833 shikime)   




Për 30 copë nevojitet:
Zemrat: 250 gr. miell, 150 gr. sheqer, 1 prizë krypë, 1 qese vanilinsheqer, 1 ve, 150 gr. gjalpë e butë.
Për fillin dhe dekorim: 100 gr. marmeladë portokalli, 100 gr. çokoladë kuzhine, 50 gr. thelba arrash.

 

Mielli, sheqeri, krypa, vanilinsheqeri, veja dhe gjalpi hidhen në një enë të thellë dhe me mikser përpunohen në një masë të thërmuar. Me duar e ngjeshim dhe të mbuluar e lëmë 60 minuta të ftohet.
Brumin e përziejmë pak me mikser në një masë të lëmuar, e t`hollojmë në një sipërfaqe të pluhurosur me miell, i presim (me formë zemre) 60 zemra të cilat i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe i pjekim. Pas pjekjes (rreth 10 minuta në 200 gradë) i shkoqisim ato me thikë.
Marmeladën e portokallit e përziejmë, nga dy zemra i bashkojmë me të. Çokaladën e shkriejmë në një enë mbi ujë të nxehtë dhe gjatë ftohjes kohë pas kohe e përziejmë. Zemrat i lyejmë me të dhe i zbukurojmë me nga një gjysmë-arrë.

Today, there have been 8 visitors (10 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free